Ndërlidhjet

Guvernatori i fuqishëm afgan nuk pajtohet me shkarkim


Atta Mohammad Noor

Njëri prej politikanëve më të fuqishëm rajonal në Afganstan, Atta Mohammad Noor, ka shprehur gatishmëri për ta injoruar shkarkimin e tij në postin e guvernatorit të provincës veriore, Balkh.

Presidenca afgane më 18 dhjetor ka njoftuar se e kishte miratuar dorëheqjen e guvernatorit Noor, i cili është i njohur me nofkën “Mbreti i Veriut” dhe është personalitet udhëheqës i partisë, Jamiat-e Islami, që e përfaqëson grupin etnik taxhik në Afganistan.

Por, zoti Noor sot tha se do të vazhdoj të shërbejë si guvernator dhe i ka hedhur poshtë pohimet se ka paraqitur dorëheqje.

XS
SM
MD
LG