Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

WP: Pas kritikave nga republikanët, pensionohet zyrtari i FBI-së


Andrew McCabe

Zëvendësdrejtori i agjencisë amerikane FBI, Andrew McCabe, planifikon të pensionohet në fillim të vitit të ardhshëm, pas më tepër se një viti të kritikave nga republikanët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe presidenti, Donald Trump, ka raportuar dje e përditshmja Washington Post.

Agjencia FBI ka refuzuar të bëjë komente.

Republikanët në kongres e kanë akuzuar zotin McCabe se anonte kundër Trumpit.

Republikani Chuck Grasley, kryesues i Komitetit të drejtësisë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, më herët këtë javë u tha gazetarëve se do të dëshironte ta shihte zotin McCabe jashtë FBI-së.

McCabe ka shërbyer si ushtrues i detyrës së drejtorit të agjencisë FBI, pasi Trump e shkarkoi ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, në muajin maj.

Gazeta Washington Post ka raportuar se McCabe planifikon të pensionohet pas fillimit të muajit mars të vitit të ardhshëm, kur ai i plotëson kushtet për pension të plotë.

XS
SM
MD
LG