Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Afganistan: Nga shpërthimi i bombës janë vrarë së paku 7 civilë


Pamje pas një sulmi me bombë kundër një makine të udhëtarëve në Afganistan

Së paku 7 civilë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, kur minibusi me udhëtarë u godit nga shpërthimi i një bombe në provincën jugore Helmand në Afganistan, kanë thënë zyrtarët.

Ky incident i rëndë ndodhi sot herët në mëngjes në rajonin Marja.

Mediat lokale kanë raportuar se në mesin e të vrarëve ka edhe gra e fëmijë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në periudhën janar – shtator të këtij viti, nga pajisjet e improvizuara eksploduese, janë vrarë 371 civilë afganë dhe janë plagosur 432 të tjerë.

XS
SM
MD
LG