Ndërlidhjet

Lideri separatist i Katalonjës kërkon leje për kthim në Spanjë


Carles Puigdemont
Carles Puigdemont

Lideri separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka kërkuar nga qeveria e Spanjës që ta lejojë atë të kthehet në Spanjë me kohë, për seancën e hapjes së Parlamentit të Katalonjës, në mënyrë që ai ta vazhdojë presidencën e këtij rajoni.

“Dëshirojë të kthehem në Katalonjë sa më shpejtë që është e mundshme”, i tha Puigdemont mbrëmë agjencisë Reuters.

Puigdemont, i cili ishte president i rajonit të Katalonjës deri në muajin tetor të këtij viti, kur u largua nga vendi i tij, ballafaqohet me arrestim për rolin e tij në organizimin e një referendumi ilegal për pavarësi dhe për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës.

Aktualisht ai është me vullnet në ekzil në Belgjikë.

Por, është e paqartë nëse Puigdemont dhe liderët e tjerë të paraburgosur, që ishin në favor të pavarësisë së Katalonjës, do të jenë në gjendje të marrin pjesë në parlament, që seancën e parë do të mund ta mbante më 23 janar.

XS
SM
MD
LG