Ndërlidhjet

Të krishterët përgatiten për festimin e Krishtlindjeve


Ilustrim

Të krishterët nga e gjithë bota janë mbledhur sot në Tokën e Shenjtë, ndërsa kulminacioni do të jetë Mesha e Mesnatës tradicionale në vendlindjen e Jezu Krishtit, raporton agjencia DPA.

Procesioni i Krishtlindjeve i udhëhqur nga kryepeshkopi, Pierbattista Pizzaballa, ka nisur në mesditë nga Jerusalemi.

Ky zyrtar më i lartë romako-katolik në Tokën e Shenjtë, ka udhëhequr në drejtim të qytetit biblik, Betlehem, në Bregun Perëndimor, në jug të Jerusalemit.

Sipas Ministrisë së turizmit të Izraelit, dhjetëra mijëra turistë priten në Izrael gjatë periudhës së Krishlindjeve.

Kjo ministri ka organzuar transport papagesë për vizitorët nga Jerusalemi në Betlehem.

Autoritetet izraelite kanë thënë se janë zbutur kufizimet e udhëtimit për sot, një ditë para Krishtlindjeve, për të krishterët palestinezë.

XS
SM
MD
LG