Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Haradinaj: Dashuri e paqe për Festën e Krishtlindjes


Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka uruar Ipeshkvin e Kosovës dhe besimtarët e krishterë për Festën e Krishtlindjes.

“Ju uroj Ditën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve të krishterë, me lutjet që në familjet tuaja dhe të gjithë qytetarëve të ketë mirëqenie, dashuri e paqe. Kjo festë e solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, na bën bashkë dhe na jep forcën që të ndihmojmë ata në nevojë e të përkujdesemi për të gjithë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

XS
SM
MD
LG