Ndërlidhjet

Lideri separatist i fal të burgosurit para shkëmbimit me Ukrainën


Lideri i separatistëve, Aleksandr Zakharchenko
Lideri i separatistëve, Aleksandr Zakharchenko

Lideri i separatistëve pro rusë, Aleksandr Zakharchenko, i ka falur 74 ukrainasë të burgosur, në kuadër të një shkëmbimi të të burgosurve, e cila pritet të ndodhë mes dy palëve të konfliktit më 27 dhjetor.

Lideri separatist, Zakharchenko, ka thënë se shkëmbimi, në të cilin bëjnë pjesë edhe 306 persona të mbajtur nga Ukraina, është vetëm hapi i parë i ndonjë nisme për shkëmbimin e të burgosurve në të ardhmen.

“Shkëmbimi do të ndodhë nesër më 27 dhjetor”, u ka thënë Zakharchenko, gazetarëve në Donetsk.

Nëse do të ndodhë, ky do të jetë shkëmbimi i parë pas 14 muajve.

Në luftimet në mes të forcave të Kievit dhe separatistëve pro rusë, që mbajnë disa pjesë të rajoneve në Donetsk dhe Luhansk, janë vrarë më shumë se 10.300 persona nga prilli i vitit 2014.

Pas një takimi në Minsk më 20 dhjetor, përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës, separatistëve dhe OSCE-së, u arrit marrëveshja për amëpushim në natën e 23 dhjetorit.

Ky armëpushim ishte vendosur për shkak të festave, ndonëse më 25 dhjetor të dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të paktit.

Deri më tash janë arritur një varg armëpushimesh në kuadër të marrëveshjes së Miniskut, me qëllim të arritjes së paqes, mirëpo të gjitha kanë dështuar.

XS
SM
MD
LG