Ndërlidhjet

Kampionia ukrainase bojkoton Kampionatin e Shahut për shkak të hixhabit


Anna Muzychuk
Anna Muzychuk

Ukrainasja Anna Muzychuk, dy herë kampione e botës në shah, nuk do të marrë pjesë në Kampionatin e Shahut në Arabinë Saudite, sepse nuk dëshiron të veshë hixhab.

Në profilin e saj në Facebook, Muzychuk ka thënë se nuk do të shkojë në Arabinë Saudite për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.

“Do të humbas dy tituj botëror sepse nuk dua të luaj me rregullat e dikujt, nuk dua të vesh hixhab dhe të ndjehem si ‘qenie dytësore’”, ka thënë Muzychuk.

Në Arabinë Suadite, të gjitha gratë duhet të mbulojnë kokën në publik.

Arabia Saudite është për herë të parë nikoqire e kampionatit të shahut, i cili ka nisur të martën dhe zgjat deri të shtunën.

Në të do të marrin pjesë rreth 240 lojtarë - burra dhe gra - nga 70 vende.

XS
SM
MD
LG