Ndërlidhjet

Egjipti var 15 militantë për sulmet në Gadishullin Sinai


Sinai, Egjipt
Sinai, Egjipt

Egjipti ka varur 15 militantë të dënuar për sulme kundër forcave të sigurisë në Gadishullin Sinai, në vitin 2013.

Ata janë dënuar për vrasje të ushtarëve dhe shkatërrim të automjeteve ushtarake.

Autoritetet thanë se ekzekutimet janë kryer të martën në dy burgje në veri të vendit.

Këto janë arrestimet e para masive në Egjipt qysh në vitin 2015 kur janë varur gjashtë xhihadistë.

Viteve të fundit, në Sinai, grupet xhihadiste, përfshirë të ashtuquajturin Shtet Islamik, kanë sulmuar vazhdimisht ushtrinë, policinë dhe gjykatësit.

Në muajin nëntor, militantët e dyshuar të Shtetit Islamik kanë sulmuar një xhami në veri të Sinait duke vrarë mbi 250 njerëz.

Pas këtij sulmi, presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, i ka dhënë ushtrisë tre muaj kohë për të qetësuar situatën në Sinai, duke e udhëzuar atë të përdorë edhe "forcën brutale".

XS
SM
MD
LG