Ndërlidhjet

SHBA: Sanksione kundër dy zyrtarëve të lartë verikoreanë


Steven Mnuchin
Steven Mnuchin

Shtetet e Bashkuara kanë imponuar sanksione kundër dy zyrtarëve të lartë të Koresë Veriore, për shkak të programit raketor balistik të këtij vendi.

Departamenti amerikan i thesarit dje ka njoftuar se në listën e sanksioneve janë përfshirë, Kim Jonk Sik, që mendohet se është figurë kryesore në përpjekjet e Koresë Veriore për zhvillim të raketave balistike, dhe Ri Pyong Chol, i cili konsiderhet se është zyrtari kryesor në kët program të Koresë Veriore.

“Këto aksione janë bërë pas Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga e premtja, që ka imponuar sankisone të reja të fuqishme kundër Koresë Veriore, për pengimin e mëtejshëm të aftësisë së këtij vendi për ngritjen e fondeve joligjore”, ka thënë sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin.

XS
SM
MD
LG