Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Lavrov: Pajtueshmëri dhe dallim me Tillersonin për Korenë Veriore


Pamje e një takimi të mëparshëm Tillerson - Lavrov (djathtas)

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se ka “opinion të përbashkët” me kolegun amerikan, Rex Tillerson, për çështjen e Koresë Veriore, por dallojnë në mënyrën e zgjidhjes së krizës për programin e armatimit atomik të Phenianit.

Të dy diploamtët e lartë mbrëmë kanë biseduar me telefon dhe “e kanë ndarë opinionin e përbashkët se zhvillimet atomike dhe raketore në Korenë Veriore, paraqesin shkelje të kërkesave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Rusisë.

Lavrov nuk pajtohet me kërcënimin e Shteteve të Bashkuara për intervenim ushtarak dhe për imponim të sanksioneve të mëtejshme kundër Koresë Veriore dhe kërkon që diplomacia amerikane të synojë qasje më paqësore për negociata, thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG