Ndërlidhjet

Nis shkëmbimi i të burgosurve midis Kievit dhe separatistëve


Ukrainë
Ukrainë

Një grup i ushtarëve ukraians, të zënë robër, ka kaluar në territorin e kontrolluar nga Qeveria e Ukrainës.

Ky veprim është pjesë e shkëmbimit të të burgosurve midis Kievit dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë konfirmoi se tre automjte me 16 ushtaraë të Ukrainës kanë lënë territorin e kontrolluar nga separatistët, pranë qytetit Horlivka, rreth orës 2:00, sipas kohës lokale.

Ky është grupi i parë nga 74 ushtarët që do të shkëmbehen me 306 të burgosur nga Ukraina.

Ushtria ukrainase pritet t’i dorëzojë të burgosurit te separatistët mbrëmjen e sotme.

Me këtë rast, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka takuar disa të afërm të ushtarëve të zënë robër.

“Asgjë nuk është më e rëndësishme tani sesa t’i kthejmë njerëzit tanë në shtëpi”, ka thënë Poroshenko.

Luftimet midis forcave të Kievit dhe separatistëve pro-rusë, të cilët kontrollojnë rajonet Donjeck dhe Luhansk, kanë nisur qysh në prill të vitit 2014 dhe kanë lënë të vrarë mbi 10,300 njerëz.

Disa marrëveshje për armëpushim janë bërë, por ato nuk janë zbatuar kurrë plotësisht.

XS
SM
MD
LG