Ndërlidhjet

Përfundon shkëmbimi i të burgosurve në lindje të Ukrainës


Momente të shkëmbimit të të burgosurve në mes të forcave pro-ruse dhe forcave qeveritare të Ukrainës

Kievi dhe separatisët pro-rusë kanë finalizuar shkëmbimin e të burgosurve, derisa qindra robër kanë kaluar kufirin në mes të territorit të kontrolluar nga qeveria dhe zonës së kontrolluar nga separatistët.

Zyrtarët kanë thënë se 238 separatistë të mbajtur nga qeveria ukrainase u janë dorëzuar zotëruesve të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, ndërsa 74 ushtarë dhe civilë janë liruar nga separatistët duke i nisur të njëjëtit drejt forcave qeveritare.

Zëdhënësi i presidentit ukrainas, Svyatoslav Tseholko, ka thënë se presidenti Petro Poroshenko, ka arritur në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës për të takuar të burgosurit e liruar nga separatistët para se të transferoheshin në Kiev.

Më herët ishte planifikuar që 74 ushtarë dhe civilë ukrainasë do të shkëmbeheshin për 306 separatistë pro-rusë deri në fund të ditës.

XS
SM
MD
LG