Ndërlidhjet

Shpërthim në Shën Petersburg, 10 persona të lënduar


Pamje të shpërthimit të sotëm në Shën Petersburg, Rusi
Pamje të shpërthimit të sotëm në Shën Petersburg, Rusi

Të paktën 10 persona janë lënduar gjatë një shpërthimi në një market në qytetin rus, Shën Petersburg, kanë raportuar mediat ruse.

Sipas raportimeve të para, ende askush nuk ka vdekur në këtë incident të ditës së sotme.

Dhjetëra persona janë evakuuar nga marketi.

Pamje të postuara në rrjete sociale kanë treguar shumë vetura të policisë, ambulancave dhe zjarrfiksëve jashtë zonës ku gjendet marketi në katin përdhesë.

“Kishte një zhurmë të madhe. Personeli i emergjencës është në vendin e ngjarjes. Evakuimi ka përfunfuar dhe nuk kishte zjarr”, ka thënë një zyrtar i ministrisë për Emergjenca, për agjencinë e lajmeve TASS.

Shkaqet e shpërthimit ende nuk janë bërë të ditura.

XS
SM
MD
LG