Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Khamenei: SHBA do të dështojë nëse ashpërson qasjen ndaj Iranit


Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei

Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë sot se presidenti amerikan, Donald Trump do të dështojë nëse do të ashpërsojë qëndrimin e tij ndaj Iranit, duke thënë se Teherani është më i fuqishëm se në kohën e “më të fuqishmit dhe të mençurit”, Ronald Reagan.

“Reagan ishte më i fuqishëm dhe më i mençur se Trumpi dhe ishte më i mirë në bërjen e kërcënimeve, por sidoqoftë mori hapa kundër nesh dhe rrëzoi aeroplanin tonë”, ka thënë Kahmenei përmes një fjalimi të transmetuar nga televizioni shtetëror.

Më 1988, një luftanije amerikane e ka rrëzuar një aeroplan pasagjerësh iranian, duke lënë të vdekur 290 personat që ishin në bord, në një incident që Uashingtoni ka thënë të ketë qenë gabim.

“Ky trend do të vazhdojë edhe në udhëheqjen e presidentit aktual amerikan dhe çdo shprësë e tyre rreth asaj se Republika Islamike do të dobësohet është e kotë”.

Presidenti Trump pati refuzuar gjatë muajit tetor të deklarojë se Teherani është duke zbatuar marërveshjen bërthamorë të vitit 2015 që ka me fuqitë botërore dhe ka paralajmëruar se mund t’i japë fund marrëveshjes.

Përmes një fjalimi për politikën amerikane ai pati thënë se do të praktikojë qasje më të ashpër ndaj Iranit për programit e tij nuklear dhe atë të raketave balistike, por edhe për mbështetjen e grupeve militante në Lindje të Mesme.

Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani ka rënë dakord që të kufizojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG