Ndërlidhjet

Policia turke ndalon 29 persona, dyshohet se kanë lidhje me IS-in


Zyrtarë policë në Turqi

Policia turke ka ndaluar 29 persona që dyshohet se janë anëtarë të grupit militant, Shteti Islamik në Ankara, ka thënë një media shtetërore.

Një ditë më parë policia turke ka arrestuar 120 të dyshuar në Turqi, dhe janë rritur dukshëm forcat e sigurisë në prag të Vitit të Ri.

Më shumë se 500 zyrtarë policorë kanë bërë bastistje të vazhdueshme dhe disa prej tyre kanë ndaluar persona me kombësi të tjera, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Është thënë se prokurorët kanë nisur urdhër-arrestime për 46 persona dhe se materialet e gjetura gjatë bastisjeve kanë dhënë rast për supozime se të dyshuarit kanë bërë përgatitje për sulm në natën e Vitit të Ri.

Gjatë festimeve të ndërrimit të moteve një vit më parë, një sulmues me armë zjarri ka vrarë 39 persona, duke përfshirë persona të nacionalitetit turk, arab, indian, e kandez, në një klub nate në Stamboll.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Muajin e kaluar ka nisur gjykimi për personat që supozohet se kanë qenë të përfshirë në sulmin e vitit të kaluar.

Turqia do të rrisë numrin e zyrtarëve policorë në detyrë në 37,000 si dhe do të anulojë apo ndalojë festimet në publik në disa zona gjatë Vitit të Ri, për shkaqe të sigurisë, kanë thënë zyrtarët.

XS
SM
MD
LG