Ndërlidhjet

Turqia raportohet se ka arritur marrëveshje për blerjen e raketave nga Rusia


Pamje të një parade ushtarake në Moskë, foto nga arkivi

Rusia dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje sipas të cilës Rusia do ta furnizojë Turqinë me sistemin e raketave tokë-ajër S-400, thuhet në disa raportime nga Ankaraja.

Marrëveshja, që raportohet se e arrin vlerën prej 2.5 miliardë dollarëve, ka shkaktuar shqetësim në vendet perëndimore, sepse Turqia është anëtare e NATO-s dhe këto sisteme të armatimit kundërajror nuk mund të përfshihen në sistemin mbrojtës të kësaj aleance.

Vendimi i Turqisë për të siguruar raketat S-400 është cilësuar në disa kryeqytete perëndimore si mospërfillje ndaj NATO-s, në kohën e tensioneve me Rusinë lidhur me rolin e saj në luftërat në Siri dhe Ukrainën lindore.

Sergei Chemezov, drejtues i një kongolomerati shtetëror rus, Rostec, i ka thënë gazetës Kommersant në një intervistë më 27 dhjetor se marrëveshja do të përfshijë katër bateri të raketave S-400.

Ai ka thënë se dërgimi i sistemit raketor në Turqi pritet të fillojë në mars të vitit 2020.

Këto raketa arrijnë një rreze prej 400 kilometrave dhe mund të arrijnë caqe në një lartësi prej 30 kilometrave.

Negociatat lidhur me marrëveshjen për raketat S-400 fillimisht janë bërë publike në shtator nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Rusia dhe Turqia përkrahin palë të kundërta në luftën në Siri, por Erdogan dhe presidenti rus, Vladimir Putin, përmirësuan marrëdhëniet të cilat ishin dëmtuar kur aeroplanë turq patën rrëzuar një aeroplan luftarak rus afër kufirit sirian, në nëntor të vitit 2015.

Më 27 dhjetor, zëvendëskryeministri rus, Dimitry Rogozon, tha se Moska pret që të nënshkruar marrëveshje edhe me Indinë për dërgimin e raketave S-400.

Zyrtarë rusë po ashtu kanë thënë se janë afër që të nënshkruajnë një marrëveshje për dërgimin e raketat S-400 edhe me aleatin e SHBA-së, Arabinë Saudite.

XS
SM
MD
LG