Ndërlidhjet

Nënshkruhet marrëveshja Rusi-Uzbekistan për bashkëpunim bërthamor


Ilustrim
Ilustrim

Kompania Shtetërore për Energji Atomike në Rusi, Rosatom dhe Uzbekistani kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim bërthamor, për të cilën Rostam ka thënë se do të hapë rrugën për bashkëpunim mes dy palëve “në shumë aspekte”.

Rosatom ka thënë se marrëveshja është nënshkruar sot nga drejtori general, Aleksei Likhachyov dhe zëvendës kryeministri uzbek, Nodir Otajonov.


“Ky bashkëpunim mund të përfshijë krijimin dhe zhvillimin e infrastrukturës në Uzbekistan, trajnimin dhe studimin e reaktorëve si dhe mbështetjen operacionale dhe atë të mirëmbajtjes gjatë ciklit jetësor”, është thënë në deklaratën e Rosatom.


Likhachyov ka thënë se Rosatom është gati për të ndërtuar dy njësi të centraleve bërthamore në Uzbekistan dhe i ka ofruar Tashkentit të trajnimin e ekspertëve uzbekë me shpenzimet e Moskës në fillim të shtatorit të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG