Ndërlidhjet

Thaçi fali tre të dënuar për vrasjen e një familjeje në vitin 2001


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dekretoi faljen e dënimit për tre persona të dënuar për vrasjen në vitin 2001 të familjes së një shqiptari, që besohej se kishte bashkëpunuar me forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Burim Ramadani, Arsim Ramadani dhe Arben Kiçina qenë dënuar me nga 30 vjet heqje lirie në një proces të gjatë gjyqësor, nën akuzat se më 20 gusht të vitit 2001 kanë vrarë Hamëz Hajrën dhe katër anëtarë të familjes së tij në fshatin Baicë në Kosovë.

Hamëz Hajra, i cili nga shqiptarët e rajonit të tij shihej si bashkëpunëtor i regjimit të Beogradit gjatë viteve të 90-ta, ishte duke udhëtuar me makinë bashkë me gruan dhe katër fëmijë kur u qëllua më armë zjarri.

Vetëm një nga fëmijët i mbijetoi sulmit.

XS
SM
MD
LG