Ndërlidhjet

Serbi: Janë gjetur 25 tonë të materialeve ilegale toksike


Pamje nga një fshat në afërsi të qytetit Obrenovac në Serbi
Pamje nga një fshat në afërsi të qytetit Obrenovac në Serbi

Zyrarët e Serbisë thonë se kanë zbuluar depo të materialit me shkallë të lartë toksike, i vendosur në mënyrë ilegale në kontejnerë në një pronë private afër kryeqytetit, Beograd.

Ministria e ambientit e Serbisë ka njoftuar mbrëmë se depotë e fshehta me afro 25 tonelata të mbeturinave kimike ishin vendosur në një gropë në territorin e qytetit Obrenovac, afro 50 kilometra në jugperëndim të Beogradit.

Një zyrtar i ambientit u tha gazetarëve se ky aksion i policisë ka ndihmuar në shmangien e një “katastrofe ambientale”.

Zyrtarët thanë se po zhvillohen teste për të përcaktuar nëse këto mbeturina e kanë helmuar tokën dhe puset në afërsi.

Policia tha se pronari i kapacitetit, ku është gjetur ky material, është arrestuar dhe ai mund të ballafaqohet me akuza për rrezikim të sigurisë publike.

XS
SM
MD
LG