Ndërlidhjet

Putin ka bërë thirrje për “bashkëpunim pragmatik” Rusi – SHBA


Trump dhe Putin (djathtas) gjatë takimit të tyre në Vietnam më 14 dhjetor të këtij viti
Trump dhe Putin (djathtas) gjatë takimit të tyre në Vietnam më 14 dhjetor të këtij viti

Në telegramin e tij të Vitit të Ri dërguar presidentit amerikan, Donald Trump, presidenti i Rusisë, Vadimir Putin, thotë se dialogu konstruktiv ndërmjet dy vendeve është esencial për stabilitetin global.

Kremlini ka njoftuar sot se Putini, në urimin e tij për presidentin Trump, ka theksuar se Rusia dh Shtetet e Bashkuara, mund të zhvillojnë “bashkëpunim pragmatik që synon perspektivë afatgjatë” në bazë të “barazisë dhe respektit reciprok”.

Mëtutje, Putini ka shkruar se “zhvillimi i dialogut konstruktiv ruso-amerikan është veçanërisht i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit strategjik në botë dhe gjetjen e përgjigjeve optimale për kërcënimet dhe sfidat globale”.

Lidhjet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit kanë rrëshqitur në nivelin më të ulët prej Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit rus të Krimesë së Ukrainës në vitin 2014 dhe për shkak të akuzave për përzierje ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG