Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Thaçi nuk e komentoi kumtesën amerikane, por tha se nisma ishte ligjore


Hashim Thaçi gjatë një paraqitjeje të tij në Kuvendin e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka komentuar kumtesën e Departamentit amerikan të shtetit, ku u tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga përpjekjet aktuale në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimin e legjislacionit për Dhomat e Specializuara.

Thaçi tha se si president i Kosovës do t'i kryej obligimet kushtetuese për këtë çështje, duke shtuar se kërkesa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është plotësisht ligjore.

“Unë nuk jam kryetar i asnjë partie politike jam president i vendit dhe punoj në interes të shtetit, punoj në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnik, ideologjik apo krahinor. Unë as nuk iu lë diçka në dorë deputetëve por as nuk iu marrë nga dora deputetëve, ata janë të zot të vetvetes, janë të zgjedhurit e popullit, iniciativa është plotësisht kushtetuese, ligjore dhe procedularisht e rregullt, si presidenti i vendit do të kryej obligimin tim kushtetues”, ka deklaruar Thaçi, pasi ka bërë sot nderime te memoriali i personave të zhdukur në Prishtinë.

Departamenti i shtetit dhe Ambasada amerikane në Prishtinë përmes dy kumtesave u kërkuan liderëve kosovarë që të mos e shfuqizojnë ligjin për specialen, pasi kështu do t’i dëmtojnë raportet me SHBA-në.

XS
SM
MD
LG