Ndërlidhjet

Gjykata Supreme e Rusisë e refuzoi kërkesën e Navalnyt


Aleksei Navalny
Aleksei Navalny

Gjykata Supreme e Rusisë e ka hedhur poshtë ankesën e liderit opozitar, Aleksei Navalny, kundër vendimit që ai të mos ketë të drejtë të kandidojë në zgjedhjet presudenciale ruse në vitin 2018.

Vendimi i sotëm i gjykatës e ka vërtetuar atë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë të 25 dhjetorit se Navalny, i cili është edhe aktivist kundër korrupsionit, nuk ka të drejtë të garojë.

Gjykata Supreme tha se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është plotësisht në harmoni me ligjin.

Pas moslejimit të tij për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale ruse, që mbahen në mars të vitit të ardhshëm, Navalny u ka bërë thirrje mbështetësve të vet për bojkotim të votimeve.

Kremlini tha se thirrja për bojkot të tillë do të shqyrtohet nga zyrtarët për të analizuar nëse është shkelur ligji.

XS
SM
MD
LG