Ndërlidhjet

Iran: Tubime në favor të qeverisë, derisa janë mbajtur protesta ekonomike


Pamje nga protestat kundër qeverisë në Mashhad të Iranit

Tubimet vjetore proqeveritare janë mbajtur në Iran, në kohën kur ka pasur protesta masive ekonomike në disa qytete.

Televizioni shtetëror ka paraqitur pamje të tubimit në kryeqytetin Teheran dhe pjesëmarrësit duke bartur parulla në mbështetje të Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në qytetin e dytë më të madh, Mashhad.

Me këto tubime është shënuar përfundimi i trazirave që e kishin tronditur këtë vend, në vitin 2009, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.

Televizioni shtetëror ka raportuar se tubimet do të mbaheshin në 1,200 qytete.

Këto tubime po bëhen derisa janë mbajtur protestat më të mëdha për disa vite në Iran, të shkaktuara nga ngritja e çmimeve të furnizimeve themelore ushqimore, siç janë vezët dhe shpezët.

Qindra vetë kanë marrë pjesë në Mashhad para dy ditësh për të protestuar kundër çmimeve të larta dhe kanë brohoritur parulla kundër qeverisë.

Dje, policia i ka shpërndarë demonstruesit kundër qeverisë në qytetin Kermanshah, ndërsa protestat janë përhapur edhe në Tehran dhe disa qytete të tjera.

Dhjetëra vetë janë arrestuar gjatë dy ditëve të kaluara të mbajtjes së protestave.

Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar arrestimet, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, i ka tërhequr vërejtjen Teheranit “se bota po shikon”, gjatë një postimi në rrjeti Twitter.

“Shumë raporte për protesta paqësore nga shtetasit iranianë të ngopur me korrupsionin e regjimit dhe me shpenzimet e pasurisë së vendit për ta financuar terrorizmin e jashtëm”, ka shkruar Trump.

XS
SM
MD
LG