Ndërlidhjet

Ukrainë: Qindra vetë kanë protestuar kundër vrasjes së avokates


Pamje gjatë protestës së sotme në Kiev, ku një pjesëmarrës e mbanë fotografinë e avokates së vrarë, Iryna Nozdrovska
Pamje gjatë protestës së sotme në Kiev, ku një pjesëmarrës e mbanë fotografinë e avokates së vrarë, Iryna Nozdrovska

Qindra njerëz janë tubuar në kryeqytetin Kiev në Ukrainë duke kërkuar hetime gjithpërfshirëse lidhur me vrasjen e avokates, Iryna Nozdrovska, dhe kanë kërkuar dorëhqjen e ministrit të brendshëm, Arsen Avakov.

Protestuesit sot janë mbledhur para ndërtesës së policisë rajonale në Kiev, një ditë pasi ishte gjetur trupi i pajetë i avokates, e cila ishte raportuar e zhdukur më 29 dhjetor, pasi ishte angazhuar që një person i dënuar për shkaktim të vrasjes së motrës së saj, të mos arrinte të lirohej nga burgu.

Një shef i policisë rajonale në Kiev është takuar me protestuesit dhe u tha atyre se është krijuar ekipi special i ekspertëve për hetimin e vrasjes së avokates Nozdrovska.

XS
SM
MD
LG