Ndërlidhjet

Egjipti ekzekuton katër persona për sulmin vdekjeprurës më 2014


Ushtarë egjiptianë afër një veture të djegur gjatë një sulmi në jug të Gadishullit Sinai, foto nga arkivi

Egjipti ka ekzektuar katër persona të dënuar nga gjykata ushtarake për vrasjen e tre studentëve të akademisë ushtarake në një sulm me bombë më 2014.

Ky është ekzekutimi i dytë brenda një jave që u bëhet militantëve islamistë.

Një javë më parë Egjipti ka ekzekutuar 15 persona që akuzoheshin për sulme vdekjeprurëse në Gadishullin Sinai.

Ky besohet të jetë numri më i madh i personave të ekzekutuar brenda një dite prej kur presidenti, Abdel Fateh al-Sisi e ka marrë udhëheqësinë.

Ekzekutimet e fundit janë kryer në burgun Borg al-Arab.

XS
SM
MD
LG