Ndërlidhjet

Iran: Mijëra vetë janë tubuar në mbështetje të qeverisë


Pamje nga një tubim proqeveritar në Teheran
Pamje nga një tubim proqeveritar në Teheran

Dhjetëra mijëra vetë janë mbledhur në disa qytete në Iran në mbshtetje të qeverisë, derisa tash e disa ditë po mbahen protesta kundër qeverisë, me ç’rast ka pasur edhe përleshje vdekjeprurëse ndërmjet demonstruesve dhe policisë, nga të cilat janë vrarë së paku 22 vetë.

Televizioni shtetëror iranian në gjuhën angleze, Press TV, ka transmetuar pamje nga tubimet e sotme proqeveritare, në të cilat ka pasur flamuj iranianë dhe mbishkrime në mbështetje të qeverisë së mbikëqyrur nga klerikët.

Në këto pamje janë transmetuar demonstratat proqeveritare në qytetet Ahvaz, Kermanshah dhe Gorgan, ku pjesëmarrësit e kanë dënuar dhunën e cila ka shpërthyer në protestat gjashtëditëshe, që ishte sfida më e fuqishme kundër udhëheqjes së Iranit në gati një dekadë.

XS
SM
MD
LG