Ndërlidhjet

McMaster: Rusia përbën kërcënim me strategji të përsosur


Këshilltari për siguri kombëtare në Shtepinë e Bardhë, H.R.McMaster

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, ka thënë se një nga detyrat kryesore për mbrojtjen e sigurisë kombëtare amerikane është të zbulojë ndërhyrjen “e fshehtë” ruse në zgjedhjet në botë, në mënyrë që të pengojë Moskën në përzierjen e mëtejme në procesin demokratik.

“Ajo çfarë duhet të bëjmë është krijimi i një mënyrë të ballafaqimit me këtë strategji shumë të sofistikuar të ndërhyrjes”, ka thënë këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump.

“Ky kërcënim i ri të cilin e ka përsosur Rusia... përdorimi i dezinformatave dhe propagandës me anë të mediave sociale me qëllim të polarizimit të shoqërive dhe duke i shtyrë kundër njëra-tjetrës”, ka thënë McMaster.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë ardhur në përfundim në janar të vitit të kaluar se presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar një “fushatë ndikuese”, me cak zgjedhjet amerikane të vitit 2016, për të ulur reputacionin e demokrates Hillary Clinton dhe uljen e besimit në demokracinë amerikane.

Zyrtarët në Evropë po ashtu kanë thënë se Rusia ka tentuar të ndikojë në zgjedhjet atje, duke përfshirë, Francën, Spanjën dhe votimet në Britani të Madhe për Brexit.

McMaster ka thënë se “fshehtësia është fjala e duhur” për të përshkruar veprimet e Rusisë.

Ai po ashtu ka deklaruar se Rusia ka kundështuar ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane dhe të vendeve të tjera, mirëpo e ka konsideruar atë si “mohim të papranueshëm”.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore i kanë vënë sanksione Rusisë për aneksim të paligjshëm të Krimesë dhe mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës.

Ky konflikt ka lënë të vdekur më shumë se 10,300 persona nga viti 2014.

“Mohimet nuk janë të besueshme më”, ka thënë ai.

“Mendoj se ajo çfarë na duhet të bëjmë është të përballemi me qasjen destabilizuese të Rusisë”, ka shtuar McMaster.

Sidoqoftë ai ka thënë se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar me Rusinë.

“Njëra nga fushat për të cilat kemi biseduar ka qenë Koreja Veriore dhe Irani”.

“Si mund të jetë në interes të Rusisë të ndihmojë fuqizimin e Iranit nga Lindja e Mesme?

Ata do të paguajnë një çmim të lartë për këtë”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG