Ndërlidhjet

Ekstradohet nga Britania i dyshuari për vrasje në Prizren


Policia e Kosovës, foto arkiv

Policia e Britanisë së Madhe ka ekstraduar në Kosovë një shtetas të Shqipërisë, i dyshuar për një vrasje në Prizren që ka ndodhur para pesë vjetësh.

I dyshuari 25 vjeçar është ekstraduar të enjten në mesditë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë një burim nga Policia e Kosovës. Në lidhje me këtë rast, një i dyshuar tjetër ende mbetet në arrati.

Në qershor të vitit 2013, Policia e Kosovës ka gjetur një vajzë të vdekur në një rrugë në Prizren e cila pas verifikimit rezultoi se ishte nga Shqipëria e lindur në vitin 1981.

Ajo ishte therë me thikë disa herë dhe ishte prerë në fyt.

Policia e Kosovës kishte identifikuar dy persona si të dyshuar të cilët besohet se kishin ardhur nga Shqipëria. Të dy personat ishin shpallur në kërkim ndërkombëtarë.

Policia e Kosovës ka kryer 48 ekstradime vetëm në vitin 2017.

XS
SM
MD
LG