Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Konfirmohet mbajtja e bisedimeve mes dy Koreve


Lideri verikorean, Kim Jong Un

Koreja Veriore ka pranuar ftesën e Koresë Jugore për të zhvilluar negociata gjatë javës së ardhshme.

Ky është takimi i parë në mes të dy palëve në më shumë se dy vite, derisa njoftimi ka ardhur vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë shtyrë ushtrimet ushtarake të përbashkëta me Korenë Jugore.

Ministria për bashkim e Koresë Jugore ka thënë se Koreja Veriore ka dërguar konfirmimin që bisedimet të mbahen më 9 janar.

Takimi fundit në mes të zyrtarëve të dy vendeve ka qenë më dhjetor të vitit 2015.

Bisedimet do të zhvillohen ne fshatin Panmunjom, ndërsa pritet të diskutohet për Lojrëat Olimpike Dimërore dhe rregullimin e marrëdhënieve, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie, Baik Tae-hyun.

Ai ka thënë po ashtu se Koreja Jugore nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj për denuklarizimin e Koresë Veriore dhe do të jetë në lidhje të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka hapur rrugën për bisedime gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri, përmes së cilit ka bërë thirrje për ulje të tensioneve në Gadishullin Korean dhe ka thënë se Koreja Veriore ka dëshirë të jetë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike.

Mirëpo sipas liderit, Koreja do të vazhdojë të prodhojë armë bërthamore dhe do të kryejë sulm bërthamor nëse shteti i tij është në rrezik.

XS
SM
MD
LG