Ndërlidhjet

Thaçi u ka uruar besimtarëve ortodoksë festën e Krishtlindjeve


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë festën e Krishtlindjeve, e cila shënohet sot.

“Për të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë në Kosovë dhe më gjërë, ju uroj Krishtlindjet”, ka shkruar presidenti Thaçi në rrjetin Twitter dhe ka shtuar që besimtarët “të kenë paqe dhe lumturi me të dashurit” e tyre.

Në këtë postim, zoti Thaçi e ka publikuar edhe fotografinë e një kishte ortodokse serbe dhe të një xhamie myslimane, që gjenden “në të njejtin kopsht në Ferizaj” duke vlerësuar se ky është “simbol shekullor i tolerancës ndërfetare në Kosovë”.

XS
SM
MD
LG