Ndërlidhjet

Trump thotë se është i gatshëm të bisedoj me liderin verikorean


Donald Trump (djathtas) dhe Kim Jon Un
Donald Trump (djathtas) dhe Kim Jon Un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se do të jetë i gatshëm të bisedoj me telefon me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, që është vlerësuar se paraqet një hap prapa nga komentet e tij shpeshherë luftarake, lidhur me këtë shtet të izoluar.

“Gjithmonë besoj në bisedime”, u tha mbrëmë gazetarëve presidenti Trump, në pushimoren Kemp Dejvid, i pyetur nëse do të ishte i gatshëm të bisedoj me personin që ai e ka përshkruar si “njeri i vogël raketor”.

“Absolutisht do ta bëja këtë”, tha ai dhe ka shtuar se do të ishin disa kushte të paspecifikuara para se të organizoheshin çfarëdo bisedimesh.

Këto komente janë bërë pasi Koreja Veriore dhe ajo Jugore janë pajtuar për ta mbajtur takimin e tyre të parë zyrtar në më tepër se dy vjet, kryesisht për të diskutuar për pjesëmarrjen e mundshme të sportisëtve verikoreanë në Olimpiadën Dimërore në Korenë Jugore, në periudhën prej 9 e deri më 25 shkurt të këtij viti.

XS
SM
MD
LG