Ndërlidhjet

SHBA: Një satelit i spiunimit është shkatërruar


Pamje nga lansimi i raketës më 7 janar nga baza Kejp Kanaevral në Floridë
Pamje nga lansimi i raketës më 7 janar nga baza Kejp Kanaevral në Floridë

Një satelit i spiunimit i Shteteve të Bashkuara i lansuar nga baza ajrore, Kejp Kanaveral, në Floridë, në kuadër të raketës SpaceX, ka dështuar të arrijë në orbitë dhe besohet se është shkatërruar totalisht, kanë raportuar mbrëmë mediat amerikane.

Ky satelit i inteligjencës me fshehtësi të lartë, ka dështuar të ndahet nga raketa, pas lansimit më 7 janar dhe besohet se është copëtuar në disa pjesë dhe është përfshirë nga zjarri në atmosferën e Tokës ose është përplasur në det, raportuan mediat, duke cituar zyrtarë qeveritarë dhe industrialë të Shteteve të Bashkuara.

Humbja e këtij sateliti së pari është raportuar nga e përditshmja, Wall Street Journal.

Lidhur me këtë rast po zhvillohen hetime, por nuk ka indikacione fillestare për ndonjë sabotazh ose ndërhyrje tjetër, thane zyrtarët.

Sipas tyre, raketa është kthyer me sukses në Tokë dhe ka ateruar e sigurt përkundër dështimit të satelitit për tu ndarë dhe për të depërtuar në orbitë.

XS
SM
MD
LG