Ndërlidhjet

Anija-cisternë me naftë iraniane ende e përfshirë nga zjarri


Një anije zjarrfikëse e Kinës duke hedhur ujë në tankerin me naftë iraniane i cili vazhdon të digjet
Një anije zjarrfikëse e Kinës duke hedhur ujë në tankerin me naftë iraniane i cili vazhdon të digjet

Një tanker me naftë iraniane, i cili ishte përfshirë nga zjarri pasi ishte ndeshur me një anije transportuese dhjetëra kilometra nga bregu lindor i Kinës, edhe sot në mëngjes ka vazhduar të digjet dhe ka rrezik për eksplodim, ka njoftuar qeveria e Kinës.

Kushtet e vështira me erëra të forta, shi dhe valë të mëdha, vazhdojnë t’i pengojnë përpjekjet për ndaljen e zjarrit dhe kërkimin e 31 anëtarëve të ekuipazhit në tanker, ka thënë Ministria e transportit e Kinës.

Trupi i pajetë i një anëtari të ekuipazhit ishte gjetur dje, brenda anijes, e cila vazhdonte të digjej.

Ekipet punuan gjatë ditës së djeshme për t’i gjetur anëtarët e ekuipazhit të zhdukur të anijes-cisternë dhe për ta ndalur rrjedhjen e naftës nga anija.

Në përpjekjet për kërkim të anëtarëve të zhdukur të ekuipazhit të tankerit, janë përfshirë anijet dhe aeroplanët e Kinës dhe të Koresë Jugore, ndërsa së shpejti pritet që atyre tu bashkohen edhe pjesëtarët e Marinës së Shteteve të Bashkuara, nga baza Okinava në Japoni.

XS
SM
MD
LG