Ndërlidhjet

Ivanka Trump lavdëron fjalimin e Oprah Winfreyt


Ivanka Trump
Ivanka Trump

Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e vlerësoi lart fjalimin e yllit televiziv, Oprah Winfrey, i cili ka shkaktuar thashetheme për kandidimin e saj të mundshëm për presidente të SHBA-së.

Trump tha se fjalimi në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Golden Globes, këtë javë, ka qenë “i fuqishëm dhe frymëzues”.

Winfrey ka folur me pasion për racën dhe seksizmin, si dhe për rëndësinë e trajtimit të pabarazisë.

Fjalimi ka çuar në thirrjet për kandidimin e saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2020.

Në këtë garë pritet të garojë edhe presidenti aktual, Donald Trump.

“Le të bashkohemi të gjithë, burra dhe gra, dhe të themi koha është tani”, ka thënë Ivanka Trump përmes një postimi në Twitter.

“Koha është tani” është një fushatë për të ndihmuar në luftimin e ngacmimeve seksuale në industrinë e filimit dhe vende të tjera të punës.

XS
SM
MD
LG