Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet vetëvrasëse – dhjetëra të vrarë dhe të plagosur


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Bagdad të Irakut
Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Bagdad të Irakut

Ministria e brendshme e Irakut ka njoftuar se së paku 16 vetë janë vrarë dhe më se 65 të tjerë janë plagosur nga dy sulme vetëvrasëse në pjesën qendrore të kryeqytetit Bagdad.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Irakut, Saad Maan, tha se cak i dy sulmeve vetëvrasëse, që ndodhën sot herët në mëngjes, ishte Sheshi i Aviacionit në Bagdad.

Nga ana tjetër, Departamenti i shëndetësisë i Bagdadit ka njoftuar se janë vrarë së paku 27 vetë dhe janë plagosur 80 të tjerë.

Dëshmitarët i thanë agjencisë gjermane, DPA, se eksplodimet kishin ndodhur afër një vendi ku tubohen punëtorët e ndërtimtarisë.

XS
SM
MD
LG