Ndërlidhjet

Diplomatët e OKB-së janë takuar me zyrtarët afganë


Ashraf Ghani gjatë një konference për gazetarë në Kabul

Qeveria e Afganistanit ka njoftuar se presidenti i këtij vendi, Ashraf Ghani, është takuar me delegacionin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe ambasadoren amerikane në OKB, Nikki Haley.

Në njoftimin e sotëm theksohet se presidenti Ghani dhe shefi akzekutiv afgan, Abdullah Abdullah, janë takuar me diplomatët e OKB-së në Pallatin presidencial në Kabul, për të diskutuar për situatën e sigurisë në Afganistan dhe si të lëvizet në përmirësimin e saj.

Zoti Ghani ka kërkuar nga delegacioni i OKB-së që ta mbajë presionin kundër Pakistanit fqinj, të cilin Kabuli e akuzon se i strehon talibanët dhe anëtarët e rrjetit militant, Hakani.

XS
SM
MD
LG