Ndërlidhjet

Bagdad: Numri i të vrarëve nga sulmet vetëvrasëse arriti në 38 vetë


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Sheshin e Aviacionit në Bagdad

Ministria e brendshme e Irakut ka njoftuar se së paku 38 vetë janë vrarë dhe më se 105 të tjerë janë plagosur, nga dy sulme vetëvrasëse në pjesën qendrore të kryeqytetit Bagdad.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Irakut, Saad Maan, tha se cak i dy sulmeve vetëvrasëse, që ndodhën sot herët në mëngjes, ishte Sheshi i Aviacionit në Bagdad.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto eksplodime, por sulme të ngjashme në Irak janë kryer nga pjesëtarët e grupit esktremist, Shteti Islamik (IS).

Në dhjetor të vitit të kaluar, qeveria e Irakut e shpalli “të mbyllur luftën” kundër IS-it, pasi pjesëtarët e këtij grupi ishin përzënë nga rajoni i Bagdadit dhe nga hapësirat e banuara të Irakut, që ishin nën kontroll të militantëve të IS-it.

XS
SM
MD
LG