Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Lavrov: Trump përpiqet për shkatërrimin e marrëveshjes me Iranin


Sergei Lavrov gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Moskë

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka akuzuar sot presidentin amerikan, Donald Trump, se po përpiqet ta shkatërroj marrëveshjen atomike ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, duke thënë se deklaratat e Trumpit mund të çojnë në anulimin e marrëveshjes.

Gjatë konferencës për gazetarë në Moskë, ku ka folur për politikën e jashtme ruse gjatë vitit 2017, Lavrov ka theksuar se deklaratat e fundit të Trumpit, synojnë “shkatërrimin e marrëveshjes” së vitit 2015 për programin atomik iranian dhe “për fat të keq, kolegët tanë amerikanë ende dëshirojnë të operojnë eksluzivisht në bazë të diktatit dhe ultimatumeve”.

Sipas tij, Uashingtoni “nuk dëshiron t’i dëgjoj pikëpamjet e qendrave të tjera të politikës botërore dhe, rrjedhimisht, ata esencialisht nuk dëshirojnë ta pranojnë realitetin e krijimit të botës multipolare”.

Marrëveshja atomike, e nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina, synon të ketë siguri se Irani nuk po e zhvillon armatimin bërthamor.

Por, presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se Shtetet e Bashkuara do tërhiqen nga kjo marrëveshje nëse nënshkruesit nuk i përmirësojnë ato që ai i konsideron si “të meta të tmerrshme” të marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG