Ndërlidhjet

SHBA: Trump takohet me presidentin e Kazakistanit


Shtëpia Bardhë në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump, nesër do të takohet me presidentin e Kazakistanit, Nurslutan Nazarbaev, me ç’rast ritet të diskutohet për sigurinë rajonale, çështjet ekonomike dhe raportet ndërmjet dy vendeve, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Mëtutje, në njoftim theksohet se të dy liderët do të diskutojnë për “disa sfida ndërkombëtare”, pëfshirë Afganistanin, që pritet të jetë temë e rëndësishme gjatë mandatit të Kazakistanit si kryesues i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Kazakistan, Kazakh, ka raportuar se Trump dhe Nazarbaev, po ashtu, do të diskutojnë për raportet me Rusinë dhe luftën në Siri.

XS
SM
MD
LG