Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Netanyahu kërkon marrëveshje për tregti të lirë me Indinë


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu (djathtas) dhe kryeministri indian, Narendra Modi, foto nga arkivi

India dhe Izraeli, do të punojnë në krijimin e një marrëveshjeje tregtare, me iniciativën e Izraelit, kanë thënë zyrtarët gjatë ditës së sotme, derisa Benjamin Netanyahu shënon vizitën e parë të një kryeministri izraelit në Indi në 15 vitet e fundit, transmeton Reuters.

India dhe Izraeli kanë ndërtuar marrëdhënie të ngushta brenda viteve, kryesisht të fokusura në blerjen e armëve, larg syrit të publikut.

“Ne kemi pasur marrëdhënie diplomatike për 25 vite, mirëpo diçka ndryshe është duke ndodhur tani”, ka thënë Netanyahu, pak kohë pasi të dy palët kanë nënshkruar nëntë marrëveshje që mbulojnë bashkëpunimin për sigurinë kibernetike dhe naftën e gazin.

Izraeli ka thënë miratimin për disa kompani indiane të energjisë për të eksploruar naftën dhe gazin në lindje të Mesdheut.

Kryeministri indian, Narendra Modi, është pajtuar për hapjen e diskutimeve për tregti.

Marrëdhëniet tregtare kanë lëvizur nga 200 milionë dollarë sa ishin në vitin 1992, kur këto vende kanë nisur marrëdhëniet diplomatike, në 4.16 miliardë dollarë në vitin 2016, në masë të madhe në favor të Izraelit.

Netanyahu po synon të rrisë eksportin në Indi për 25 për qind brenda tri vitesh.

Izraeli njihet si një prej furnizuesve më të mëdhenj të armëve në Indi, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.

Vitin e kaluar, Modi ka bërë udhëtimin e parë të ndonjë kryeministri indian në Izrael.

XS
SM
MD
LG