Ndërlidhjet

Abe: Serbia "mban çelësin e stabilitetit" në Ballkan


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Beograd, 15 janar, 2018.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mirëpriti të hënën kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

Kjo është vizita e parë e një lideri japonez në Beograd që nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Abe po udhëton me një delegacion të udhëheqësve japonezë të biznesit dhe është planifikuar të takojë edhe kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, dhe zyrtarë të tjerë.

Abe tha se Serbia "mban çelësin e stabilitetit" në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarët japonezë thanë se vizita synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe të zgjerojë shtrirjen diplomatike të Japonisë në Evropë.

Abe ndodhet në turne pesëditësh në Evropë, i cili ka nisur më 12 janar dhe mbulon gjashtë vende: Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Bullgarinë, Serbinë dhe Rumaninë.

XS
SM
MD
LG