Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, si dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Kryeparlamentari Veseli beson se “organet e drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore që ky rast i rëndë të zbardhet sa më shpejtë dhe që autorët e krimit të dalin para drejtësisë”.
Ivanoviq, nuk u ka mbijetuar plagëve, pas sulmit ndaj tij me armë zjarri, në mëngjesin e së martës.
Sulmi ndodhi para zyrës së Ivanoviqit në Mitrovicën e Veriut.