Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Autoritetet kineze përballen me pasojat e fundosjes së anijes-cisternë


Pamje të shpërndarjes së naftës në det, në pjesën lindore të Kinës, derisa autoritetet kineze kanë filluar procesin e pastrimit të sipërfaqes ujore.

Mbetjet e naftës në sipërfaqen ujore afër anijes-cisternë iraniane që është fundosur në Lindje të Detit Kinez, janë duke u zgjeruar, kanë thënë autoritetet kineze, duke shtuar shqetësimet për ambientin.

Administrata Oqeanike e Kinës, ka thënë se kanë gjetur mbetje të tilla në gjatësi prej 18 kilometrash në lindje të vendit ku është fundosur anija.

Qendra për Shpëtim e Shangait, ka thënë se ka ndalur përpjekjet për të gjetur ekipin prej 29 personash që ka qenë në anije, të cilët tanimë konsiderohen të vdekur dhe kanë filluar punën e pastrimit në sipërfaqen ujore.

“Kjo naftë i rrezikon shumë krijesa që jetojnë në det”, ka thënë Ma Jun, nga Insituti i Pekinit për Çështje të Ambientit.

Ministria e Ambientit në Japoni, ka thënë se nuk sheh shumë mundësi që rrjedhjet të arrijnë në brigjet e Japonisë, pasi mund të dëmtonte shumë ambientin.

Anija-cisternë, Sanchi, është përplasur më 6 janar me një anije të Hong Kongut, 300 kilometra në lindje të Shangait.

Pas fundosjes së anijes, ministria e Transportit në Iran ka thënë se nuk ka shpresë për gjetjen e personave që kanë qenë në anije.

XS
SM
MD
LG