Ndërlidhjet

Scaparrotti: NATO-ja mund ta humbë dominimin ndaj Rusisë


Gjenerali Curtis Scaparrotti gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel
Gjenerali Curtis Scaparrotti gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel

Komandanti suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan, Curtis Scaparrotti, ka tërhequr vërejtjen se aleanca nuk do të jetë “dominante”, në disa fusha pas pesë vitesh, nëse dështon të modernizohet dhe të harmonizohet ndaj kërcënimit në rritje nga Rusia.

“Sigurisht se kam shqetësime sa i përket Rusisë”, tha sot Scaparrotti në një konterencë për gazetarë në Bruksel, pasi takimit të shefave të mbrojtjes së vendeve anëtare.

“Mendoj se si aleancë ne jemi dominant. Ka fusha brenda kësaj që ne jemi të sfiduar. Mendoj se kibernetika është njëra nga ato. Ata janë shumë kompetent në këtë”, tha Scaparrotti duke iu refereuar Rusisë.

Duke folur në mbledhjen e Komitetit ushtarak, që është autoriteti më i lartë ushtarak i NATO-s, gjeneral Scaparrotti më herët tha se “ripërtritja e Rusisë si garues strategjik, rritja e trazirave dhe jostabilitetit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, si dhe terrorizmi, po e riformojnë ambientin tonë strategjik”.

Raportet ndërmjet Moskës dhe perëndimit janë tensionuar shumë lidhur me disa çështje, përfshirë aneksimin e Krimesë së Ukrainës në mars të vitit 2014 dhe mbështetjen për separatistët, të cilët e kanë kontrollin ndaj disa pjesëve lindore të Ukrainës.

Prej prilli të vitit 2014, nga lufta e ushtrisë së Ukrainës me separatistët e mbështetur nga Rusia, janë vrarë më se 10,300 vetë.

XS
SM
MD
LG