Ndërlidhjet

Kosovë: Dy vetë akuzohen për mbështetje të grupeve ekstremiste


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës

Prokurorët në Kosovë thonë se i kanë akuzuar dy persona për mbështetje të grupeve ekstremiste në mediat sociale.

Në deklaratën e sotme të Zytës së prokurorit të Kosovës theksohet se të dy personat, të identifikuar me inicialet B. Q. dhe K. P., vitin e kaluar e kanë shfrytëzuar profilin e tyre në rrjetin Facebook, për të shpërndarë fotografi dhe video kërcënuese dhe kanë bërë thirrje të hapur në mbshtetje të aktiviteteve eksremiste.

Po ashtu, ka dyshime se ata u kanë bërë thirrje myslimanëve që të bashkohen për çështjen e xhihadit.

Sipas njoftimit, të akuzuarit, që janë arrestuar në dhjetor, janë banorë të pjesës veriore të Mitrovicës dhe pjesës jugore të Lipjanit, raporton AP nga Prishtina.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen deri në 15 vjet burg secili.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se afro 180 vetë janë aktivë në grupet ekstremiste në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG