Ndërlidhjet

Policia e Kosovës demanton mediet serbe


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me disa shkrime në mediet, kryesisht ato serbe, të cilat “kanë shkruar se në Llapna Sellë janë shoqëruar shqiptarë, të cilëve iu janë marrë armë”.

Lidhur me këto shkrime Policia e Kosovës, përmes një komunikate për medie ka sqaruar se pjesëtarët e saj kanë ndaluar një automjet civil që ka qarkullimin në rrugë.

“Rreth 13 e 5 minuta, njësia në lëvizje, e cila ka qenë në para përcjellje të përfaqësuesve nga delegacioni i Serbisë, i cili ka qenë duke shkuar në drejtim të Graçanicës, saktësisht në dalje të autostradës në Vetërnik, kanë ndaluar një veturë civile e cila ka penguar qarkullimin e automjeteve zyrtare.Vozitësi i automjetit është ndaluar nga zyrtarët policor, përderisa automjetet zyrtare me delegacionin e përfaqësuesve nga Serbia kanë vazhduar sipas agjendës, pa incidente dhe nuk bëhet fjalë për gjetje të ndonjë arme”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, policia ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë pengesë për eskortën e presidentit të Serbisë, pasi që e njëjta deri në këtë kohë gjendet në rajonin e Mitrovicës Veri.

XS
SM
MD
LG