Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

CPJ: Dënohet mbyllja e zyrës së REL-it në Pakistan


Logo e një programi kulturor të Radio Mashaalit

Grupi Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), e ka dënuar mbylljen e Zyrës së Radio Mashaalit, që vepron në kuadër të Radios Evropa e Lirë (REL) në Islamabad të Pakistanit, duke e vlerësuar si “kërcënim direkt ndaj lirisë së shtypit” në Pakistan.

“Urdhëri për mbylljen e Radio Mashaalit është lëvizje tejet e rreptë e autoriteteve të Pakistanit dhe kërcënim direkt për lirinë e shtypit”, tha Stevan Butler nga sektori për Azinë i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Ai mëtutje ka theksuar se kjo radio, që vepron në kuadër të Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, “është burim i rëndësishëm i informacionit dhe duhet të lejohet ta vazhdojë operimin pa vonesë”.

Ministria e brendshme e Pakistanit dje ka urdhëruar mbylljen e Radio Mashaalit, pasi Shërbimi i Inteligjencës i Pakistanit e ka akuzuar këtë radio, që financohet nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, për transmetimin e programeve “kundër interesit të Pakistanit” dhe “në linjë me agjendën e një agjencie armiqësore të inteligjencës”.

XS
SM
MD
LG