Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Pence në Egjipt në kuadër të turneut në Lindjen e Mesme


Mike Pence

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka arritur në Egjipt, në vendin e parë që e viziton në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme.

Ky turne ishte ishte shtyrë pasi në gjithë botën arabe ka pasur pakënaqësi për vendimin e Uashingtonit për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Pence sot arriti në kryeqytetin Kajro në Egjipt për të biseduar me presidentin e këtij vendi, Abdel-Fattah el-Sisi, që pritet të fokusohen në siguri dhe përpjekje kundërterroriste.

Më vonë ai udhëton për në Jordani dhe nesër pritet ta vizitojë Izraelin.

Lëvizja për ta njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit i ka zemëruar pa masë palestinezët, të cilët Jerusalemin e shohin si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Gjatë këtij turneu nuk pritet që zoti Pence të takohet me zyrtarët palestinezë.

Turneu ishte paraparë të bëhej në muajin dhjetor të vitit të kaluar, por ishte shtyrë, ndërsa Shtëpia e Bardhë këtë e pat shpjeguar me votimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për legjislacionin e ri të taksave.

XS
SM
MD
LG