Ndërlidhjet

SHBA: Senati voton për masën e përkohshme për financim të qeverisë


Pamje nga Senati i Shteteve të Bashkuara

Senati i Shteteve të Bashkuara sot më vonë gjatë ditës, voton për masën e shpenzimit për financim të qeverisë federale, e cila është mbyllur para dy ditësh, pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi dështuan të arrijnë marrëveshje për legjislacionin për financim.

Demokratët e Senatit e patën bllokuar votimin në përpjekje për t’i detyruar republikanët të bëjnë negociata për arritjen e marrëvshjes për mbrojtjen e afro 700 mijë migrantëve nga dëbimi.

Këta migrantë kishin arritur në Shtetet e Bashkuara si fmijë dhe deri tash kanë qëndruar ilegalisht, sipas programit të njohur me shkurtesën DACA.

Kjo është mbyllja e katërt e qeverisë së Shteteve të Bashkuara në 25 vitet e fundit. Ajo i ka paralaizuar vetëm pjesërisht operacionet e qeverisë.

Shërbimet madhore, përfshirë inspektimin e ushqimit, kontrollin e sigurisë në aeroporte dhe zbatimin e ligjit federal, do të vazhdojnë.

Megjithatë, punonjësit federalë nuk do të paguhen.

XS
SM
MD
LG